Një valë e re populizmi po sfidon demokracitë kryesore në kohën kur Rusia është duke përshkallëzuar sulmin më brutal ndaj rendit liberal perëndimor në dekada.
Në Francë, Shtetet e Bashkuara, Hungari dhe gjetkë, qendra duket sikur po spostohet pasi të moderuarit po humbin terren ndaj radikalëve në krahun e djathtë e të majtë, në mesin e rritjes së pakënaqësisë së gjerë publike pas një pandemie dyvjeçare që i pa qeveritë të kufizonin ndjeshëm liritë individuale.
17 muaj më parë, fushata amerikane e fituar nga një politikan veteran i establishmentit Joe Biden, thotë CNN, dukej se lajmëronte fundin e rrugës për së ish liderit të kryqëzatës populiste, Donald Trump. Megjithatë, republikanët, duket se janë në rrugën e duhur për të marrë Dhomën e Përfaqësuesve, e ndoshta dhe Senatin, në zgjedhjet e mesit të mandatit në vjeshtë. Ata po përfitojnë nga zhgënjimet e thella në të gjithë vendin për rritjen e çmimeve dhe kostot e larta të naftës që Biden nuk ka mundur t’i frenojë.
Shumë po shpërndajnë gjithashtu mesazhe të zjarrta për çështjet racore, gjinore dhe LGBT apo emigracionin, duke nënkuptuar se kultura tradicionale amerikane rrezikon të shkatërrohet. Në Francë, presidenti Emmanuel Macron – mishërimi i elitizmit teknokratik – tani përballet me një luftë të ashpër dy-javore për të mposhtur kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, anti-imigrantëve, anti-islamike dhe pro-Putin. Kryeministri hungarez Viktor Orban po kështu e mbajti postin pas një fitoreje dërrmuese në zgjedhje këtë muaj.
“Pushtimi i Ukrainës e forcoi botën si asnjëherë më parë që prej Luftës së Ftohtë”, thotë Nicholas Dungan i Atlantic Council. Megjithatë, shton ai, nga ana tjetër sot shohim një botë thellësisht të ndarë mes vendeve që duan të mbrojnë sundimin e ligjit dhe demokracinë dhe atyre që luftojnë për të kundërtën.
Top Channel