Presidenti përballet me pikëpyetje për blerjet e ‘Viagra-s’ nga ushtria e Brazilit (fotot)

12/04/2022 21:52

Kundërshtarët politikë të presidentit brazilian, Jair Bolsonaro, raportohet se po kërkojnë përgjigje pas zbulimeve se forcat e armatosura të vendit kanë shpenzuar dhjetra mijëra dollarë në tableta impotence.

“Ne duhet të kuptojmë përse administrata e Bolsonaro shpenzon paratë publike duke blerë sasi të mëdha Viagra,” tha deputeti Elias Vaz pasi mediat vendase raportuan për sasinë e çuditshme të blerjeve.

Marina dhe forcat ajrore të vendit kishin porositur rreth 30,000 tableta, por justifikimet e qeverisë se ishin për trajtimin e hipertensionit, nuk ishin bindëse për kritikët.

Kongresmeni nga Rio Marcelo Freixo tha se do të kërkonte hetime nga prokurori publik për atë që quante me ironi “tërbim erektik”.

Kongresmeni i majtë Ciro Gomes, i cili pret të sfidojë Bolsonaro në tetor, tha se forcat e armatosura meritojnë respekt, por shpenzime per artikuj të tilla duhet të justifikohen.

 

“Nëse ata mund të provojnë se me dicka të tillë po krijojnë ndonjë armë sekrete që po revolucionarizon industrinë, vetëm atëherë do të justifikohej blerja e 35,000 njësive për keqkunksionimin erektil të penisit”, tha  Gomes në rrjetet sociale.

67 vjeçari Bolsonaro, është ish-kapiten ushtrie dhe ka përsëritur se është gati të drejtojë një “ndërhyrje ushtarake kundër armiqve të tij”.//Guardian//

FOTO GALERI
2/3
Marina dhe forcat ajrore të vendit kishin porositur rreth 30,000 tableta, por justifikimet e qeverisë se ishin për trajtimin e hipertensionit, nuk ishin bindëse

Top Channel