Pasi kërkoi dorëheqjen e Alibeajt, Berisha braktis mbledhjen e PD. Çfarë i tha deputetëve

12/04/2022 14:58

Për rreth 30 minuta, ish-kryeministri Berisha u largua nga mbledhja e grupit parlamentar të PD, për t’u rikthyer sërish.

Berisha njoftoi se do të largohej për shkak të një takimi në axhendë, por pa dhënë detaje të tjera. Kujtojmë se në mbledhje, ish kreu i PD debatoi me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, të cilit i ka kërkuar të japë dorëheqjen.

Berisha: Përbashkimi i PD ka patur vështirësi por ekziston një vullnet i gjerë si në bazë si te deputetët për t’u bashkuar dhe për të zhbërë përçarjen, por po ju them në këtë kontekst u shpreh publikisht  se në PD pranojmë kryetarin e grupit  edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra. Duheshin bërë hapa në këtë drejtim.Por nëse njeri dha dorëheqjen iku si pasojë një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse për shembull.

Unë e kam mohuar vetë por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tager Alibeaj padit PD në gjykatë. Padit një proces që demokratët e kanë pranuar. Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë. Ke humbur besimin  tonë,  çove PD në gjykatë.

Top Channel