Padia/Alibeaj: Është e drejtë kushtetuese, gjykata nuk kufizon bashkimin

12/04/2022 20:31

Kryetari i përkohshëm i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka deklaruar pas mbledhjes së ditës së sotme se nuk do ta tërheqë padinë e depozituar në gjykatë.

Ai tha se gjatë kohës që çështja shqyrtohet dhe deri në atë moment demokratët kanë mundësi që të bashkohen. Nëse arrihet bashkimi, Alibeaj tha se nuk do të ndërhyjë gjykata.

Heqja e padisë ishte një nga propozimet, për këtë për të mos hequr kureshtjen ia lëmë të nesërmes që do të ketë propozime të nivelit të lartë. Deklarova se do të bëj ankimin se është një e drejtë kushtetuese dhe është një mjet që e zgjidh çështjen në gjykatë dhe besoj që një parti që ka qenë në qeveri dhe synon, kurrsesi nuk mund ti thotë njerëzve të mos respektojnë gjykatat. Do heshtim deri kur të flasin gjykatat. Deri në atë moment kemi mundësi për të bashkuar demokratët. Gjykata nuk kufizon bashkimin, po gjetëm bashkimin nuk ka nevojë për gjykatën.

Në 25 mars, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK për shpërdorim detyre gjyqtarin Agron Zhukri, për vendimin që mori për t’i dhënë Grupit të Rithemelimit statusin e organit drejtues të PD-së. Në kallëzimin penal, PD sqaron se gjyqtari Zhukri nuk i ka lajmëruar për të marrë pjesë në seancë, megjithëse gjykata ka administruar kërkesat e PD përmes të cilave gjyqtari Zhukri është vënë në dijeni se kërkesa që ai kishte për të shqyrtuar ishte në kundërshtim me ligjin për partitë politike.

Top Channel