Ngjarja e rëndë në Roskovec, vjehrri vrau 30-vjeçaren. Kundërshtonte martesën me të birin (Detaje)
12/04/2022 13:33
Top Channel ka siguruar detaje nga ngjarja e rëndë në Roskovec, ku vjehrri ka vrarë nusen e djalit.
Sipas burimeve nga policia 61 vjeçari Xhevair Hoxha ka pasur debate në familje sepse ishte kundër martesës së djalit me viktimën, Merashe Hazizi.
Viktima ka pasur një lidhje tjetër martesore më parë, nga e cila solli në jetë 3 fëmijë të cilët i mban burri i parë.
Kjo mendohet se ka qenë arsyeja e refuzimit të kësaj martese nga babai i djalit, i cili e ka vrarë nusen me thikë dhe më pas është vetëvarur në pemë duke i dhënë fund edhe jetës së tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme rreth orës 12:30 në fshatin Vidhishtë.
Top Channel