Momentet e fundosjes së jahtit $6mln pas zjarrit dramatik në portin spanjoll (fotot)

12/04/2022 15:29

Këto janë momentet kur një superjaht 6 milionë dollarësh digjet në flakë dhe rrjedhimisht fundoset në një port spanjoll.

Pamjet dramatike tregojnë jahtin 30 metra të gjatë ‘Pesa’ i ankoruar në marinën veriore të portit spanjoll të Valencia.

Gjashtë grupe zjarrfikësish luftuan për gati 12 orë për të shpëtuar barkën luksoze tip Sanlorenzo SX88 por pa sukses.

Spektatorë të shtangur shikonin nga anët e portit dhe barkat e tyre para se flakët gjigante të përpinin mjetin e ankoruar.

Autoritetet thonë se po hetojnë shkakun e zjarrit të pashpjegueshëm.

Raportimet thonin se barka kishte më shumë se 9000 litra karburant në serbatorë, të cilat nuk ishin prekur nga aksidenti.

Nuk pati të plagosur apo dëme të tjera nga zjarri. Disa raportime thonin se zjarri ka nisur nga një defekt në bateritë e litiumit të mjetit detar.

Pronari i barkës është ende i panjohur.

Jahti mund të akomodojë tetë njerëz në katër dhoma gjumi dhe ka një sallë ndeniejeje me një televizor gjigant.

Një nga spektatorët tha: “Është interesante sepse aktualisht ka shumë ‘aksion’ në botën e superjahteve, prandaj vras mendjen nëse ka lidhje me oligarkët rusë apo konfliktin”.

Një tjetër tha: “Cilido oligark që e zotëronte tani do të shkojë të kërkojë paratë e sigurimeve.”

FOTO GALERI
1/3
Këto janë momentet kur një superjaht 6 milionë dollarësh digjet në flakë dhe rrjedhimisht fundoset në një port spanjoll.

Top Channel