Kryetari i bashkisë së qytetit të Mariupolit në Ukrainë tha se më shumë se 10 mijë civilë kanë vdekur gjatë rrethimit rus të qytetit dhe se numri i viktimave mund të shkojë deri në 20 mijë.

Kryebashkiaku Vadym Boychenko tha për Associated Press se forcat ruse sollën pajisje të lëvizshme krematoriumi në qytet për të asgjesuar kufomat.

Ai akuzoi rusët për refuzimin e lejimit të autokolonave humanitare në qytet në një përpjekje për të fshehur masakrën.

Sipas tij, ka ende 120,000 civilë në Mariupol që  kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë dhe ilaçe.

Boychenko tha gjithashtu se kishte mësuar që rusët që mblidhnin trupa dhe i ruanin në frigoriferë në një qendër të madhe tregtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA