Qeveria e Kosovës ka marrë masat e reja sa i përket krizës që po përjeton e gjithë Evropa.

Punonjësit e sektorit privat dhe të sektorit publik për muajin prill do të marrin nga 100 euro.

Nga 100 euro do t’u shtohen edhe pensionistëve, këtu përfshihen të gjithë ata që marrin pension bazik, kontribute, pension për aftësi të kufizuar dhe pension të veteranit.

Familjet që përfitojnë nga skema sociale në muajin prill do të marrin dyfishin e pensionit.

Të gjithë studentët do të përkrahen me nga 100 euro.

“Vlera totale e të gjitha këtyre masave është mbi 100 milionë euro dhe do të përfitojnë mbi 800 mijë qytetarë”, tha Kurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA