Vladimir Putin ka shkarkuar rreth 150 oficerë të Byrosë Federale të Sigurisë që nga nija e sulmit në Ukrainë në 24 shkurt, e disa prej tyre janë dërguar madje në burg.
Oficerët e dëbuar janë që të gjithë anëtarë të divizionit të Shërbimit të Pestë të FSB-së, i cili përgjegjës për kundërzbulimin në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, si Ukraina. Spastrimi i Putin përfshin dhe vetë ish-shefin e Shërbimit të Pestë, Sergei Beseda, i cili tashmë është në një qeli në Moskë, sipas raporteve, pasi fillimisht u vendos në arrest shtëpiak muajin e kaluar.
“Mund të them se megjithëse një numër i konsiderueshëm i tyre nuk janë arrestuar, ata nuk do të punojnë më për FSB-në,” tha Christo Grozev, drejtor ekzekutiv i gazetës hetimore Bellingcat, në një kanal në YouTube për fushatën e shkarkimeve të agjentëve të inteligjencës ruse.
Sipas Grozev, i cili raportoi spastrimin masiv që po ndodhte në Kremlin, Beseda, 68 vjeç, u burgos për “raportimin e informacioneve të rreme mbi situatën reale në Ukrainë përpara pushtimit”. Shpjegimi zyrtar rus për prangosjen e tij muajin e kaluar ishte gjoja një akuzë për përvetësim. Beseda u dërgua në burgun Lefortovo në Moskë, një objekt famëkeq ky i përdorur për marrje në pyetje, tortura dhe ekzekutime masive gjatë Spastrimit të Madh të ish-diktatorit rus Josif Stalin në vitet 1930.
Shërbimi i Pestë i Rusisë ështe përpjekur në mënyrë aktive të destabilizonte Ukrainën në vitet para pushtimit të shkurtit duke i joshur zyrtarë ukrainas pro-rusë me udhëtime luksoze në Tajlandë, Qipro dhe Maldive, sipas raportit.
Me sa duket, një tjetër dështim i FSB-së lidhur me Ukrainën që ka zemëruar Putinin.Sipas raporteve, NATO vlerëson se deri në 40,000 trupa ruse janë vrarë, plagosur, kapur ose janë zhdukur gjatë luftës së Putinit në Ukrainë. Prej tyre, mes 7,000 dhe 15,000 trupa ruse llogaritet të kenë vdekur.
Top Channel