Bordi përcakton çmimet e karburanteve, diskutimi tek “Ligjet”: Kushdo ka të drejtë të shesë me çmime më të ulëta

12/04/2022 12:16

Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet për përpunimin, transportimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre.

Oerd Blykbashi shprehu shqetësimin për aktet normative duke pyetur nëse janë urgjence apo do të mbeten ligj.  dhe gazit natyror. Deputeti i PD përmendi edhe Bordin duke thënë se duhet të jenë pjesë e konkurrencës, ndërsa në Komisionin e Ligjeve u sqarua se kompanitë mund të vendosin çmime më të ulëta të karburantit se ato që përcakton Bordi i Transparencës.

Bylykbashi: Jemi në një situatë problematike për aktet normative. Këto janë dispozita të përhershme dhe kjo strukturë menaxhimi do të mbetet në ligj gjithmonë apo do të jemi si ajo që thotë neni 101 që Këshilli i Ministrave në rast nevoje dhe urgjence mund të nxjerrë akte normative që janë në fuqinë e ligjit. Ju keni ngritur bordin, pra keni futur dhe 5 kompani këtu që janë në konflikt interesi dhe duhet të jenë pjesë e konkurrencës. Praktikisht karteli po kthehet në ligj.

Bejtja: Për rezervën e sigurisë, funksionon në çdo ditë, qofshin në krizë ose jo për çdo 100 litra karburant, operatorët duhet të kenë 125 litra. Sipas ligjit ekzistues mbahen në disa forma, llogaritet një pjesë e rezervës nga nafta, pra në total në treg duhet të jenë gjithmonë 90 ditë karburant më tepër se sa është kërkesa ditore. Nëse nuk e ke, përbën krim. Të gjithë e mbajnë për shtetin si rezervë sigurie. Që ta bësh këtë biznes është parakusht.

Bushka: Kjo është për të garantuar se nuk do të ngelet tregu mangët me sasitë e domosdoshme të karburantit.

Bejtja: Fakti që situata të tilla si lufta, jemi duke e ndryshuar formatin që të jetë e alokuar në magazinë shtetërore jo në depozitat e biznesit si sot.

“A e pengon Autoritetin e Konkurrencës legjislacioni që përcaktoni çmimin dhe kartelin. Ka të drejtë ta thyejë këtë situatë?” ishte pyetja që drejtoi Bylykbashi dhe mori përgjigjen:

“Ky bord përcakton çmimin tavan. Kushdo që do të jetë konkurrues, ka të drejtë të shesë me çmime më të ulëta. Si e tillë nuk ka shkelje konkurrence kur vendosim vetëm çmimin tavan. Kushdo ka të drejtë të shesë me çmime më të ulëta. Bordi nuk kontrollon nëse ka apo jo kartele, ato i kontrollon Autoriteti i Konkurrencës.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA