Berisha: Alibeajn do e ndjekë fati i Bashës, po vendos veten të pozitë të papërshtatshme

12/04/2022 20:45

Enkelejd Alibeaj po e vendos veten në një pozitë të papërshtatshme, tha Sali Berisha në deklaratën e fundit për mediet, pasi më herët njoftoi se nuk e njeh si kryetar të Grupit Parlamentar.

Sipas tij, kryetarin e komanduar të PD-së nuk e lë Edi Rama të tërhiqet, duke ehedhur të njëjtën akuza që më parë ia adresonte Lulzim Bashës.

“Ai është në mision, do ta ndjekë fati i Bashës. Unë nuk ia uroj, por ai harron që po vë veten në një pozitë shumë të papërshtatshme”, u shpreh ish-kryeministri.

Sipas tij, kryetarin e komanduar të PD-së nuk e lë Edi Rama të tërhiqet, duke ehedhur të njëjtën akuza që më parë ia adresonte Lulzim Bashës.

Ai është në mision, do ta ndjekë fati i Bashës. Unë nuk ia uroj, por ai harron që po vë veten në një pozitë shumë të papërshtatshme”, u shpreh ish-kryeministri.

Nënkryetari i Grupit Parlamentar duhet të jetë një nga nënkryetarët e dalë nga Këshilli Kombëtar, tha më tej Berisha, që nuk e njeh këshillin e thirrur nga Basha në dhjetor dhe rrjedhimisht nuk e njeh Alibeajn si kryetar.

Megjithatë, tha se do të jetë në çdo mbledhje të demokratëve, edhe nëse thirren nga Alibeaj.

“S’ka mbledhje nesër, kur të ketë patjetër që do të jem”.

Më herët, Berisha u shpreh për mediet se për të Enkelejd Alibeaj nuk është më kryetar i Grupit Parlamentar, me arsyetimin se “paditi në gjykatë partinë për interes të qeverisë”.

Për të qenë i hapur me ju, si njeri që isha shprehur për Alibajn, ndonëse me probleme të vërteta statutore, qenia e tij si kryetar grupi ishte me marzh tolerance të padiskutueshëm. Por pas vendimit të tij për të paditur PD-në për llogari të qeverise në gjykatë, ai për mua pushon së qeni kryetar i Grupit Parlamentar“.

Sipas Berishës, Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të bërë padi të tilla, pasi nuk e ka funksionin e  kryetarit të partisë.

“Padia nuk ka asnjë bazë, është të mos pranosh një proces që sot nuk e kundërshton asnjë shqiptar”, tha ish-kryeministri.

Ndërsa Alibeaj gjatë mbledhjes në selinë blu që zgjati rreth 8 orë, shprehu bindjen se Apeli do të zhbëjë atë vendimmarrje që sipas tij u mor nga gjyqtari në konflikt interesi dhe në shkelje të ligjit. Kreu i grupit parlamentar u shpreh se vendimi i dhënë nga gjyqtari Zhukri nuk është i formës së prerë. “Ti pushtove selinë e PD-së, do që të hiqesh si triumfator” iu drejtua Alibeaj ish-kryeministrit Berisha.

Në 25 mars, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK për shpërdorim detyre gjyqtarin Agron Zhukri, për vendimin që mori për t’i dhënë Grupit të Rithemelimit statusin e organit drejtues të PD-së.

PD i kërkoi SPAK-it të administrojë kamerat e gjykatës, pasi pretendon se aty shihet qartë takimi i gjyqtarit Zhukri me një nga përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit. Zhukri e ka caktuar seancën pas këtij takimi, thotë PD.

Në kallëzimin penal, PD sqaron se gjyqtari Zhukri nuk i ka lajmëruar për të marrë pjesë në seancë, megjithëse gjykata ka administruar kërkesat e PD përmes të cilave gjyqtari Zhukri është vënë në dijeni se kërkesa që ai kishte për të shqyrtuar ishte në kundërshtim me ligjin për partitë politike.

Top Channel