Berisha akuza për dosjen e PD-së në Apel: Po ndërhyjnë dhe diplomatë! Kam prova, nuk përtoj ti nxjerr

12/04/2022 20:47

Në deklaratën e dhënë pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuzë të fortë ndaj qeverisë duke shprehur se po ushtrojnë presion lidhur me çështjen e dosjes së Statutit të PD në Gjykatën e Apelit.

Berisha u shpreh se nuk do të ngurrojë të nxjerrë provat në lidhje me këtë gjë dhe se këtë pretendim e mbështet në dy burime.

“Janë ndërmarrë veprime pasi është kthjelluar gjithçka pas 6 marsit, nuk ka shqiptar që dyshon në ato rezultate. Është thjesht regjistrim. Gjykata, nëse i referohemi kodit, me 12 vendimi është i formës së prerë. Po bëhen presione të gjithanëshme në Gjykatë nga Rama. Nëse nuk kam dy burime kurrë nuk do ta thosha. Qeveritarë dhe jo vetëm, kanë ndërhyrë. E kuptoni vetë ju. Diplomatë? Po! Po e ndjek me shumë vëmendje. Kam siguruar dy burime. Nuk do përtoj t’i bëj publike.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA