Bashkim me Berishën? Alibeaj: Grupi parlamentar është regjistruar në Kuvend pa të anëtar

12/04/2022 20:23

Pas tetë orësh ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe kryetari i përkohshëm i grupit Enkelejd Alibeaj, deklaroi se sot ka patur propozime nga të gjithë deputetët, por në fund vendosën që nesër secili deputet të paraqesë propozimin e shtjelluar.

Ai u shpreh se sot u pranua propozimi i Lefter Geshtenjës dhe nesër do të vijohet me propozimet e tjera.

I pyetur nga gazetarët rreth bashkimit me Berishën ai tha se grupi parlament është regjistruar në Kuvend pa Berishën anëtar, duke lënë të kuptohet se nuk është i mundur bashkimi me të.

“Pothuajse të gjithë deputetët dhanë zgjidhje që synon këtë gjë dhe në fund ne e lamë që nesër secili deputet të propozojë në mënyrë shtjelluese propozimin e vet. Propozimi i Lefter Gështenjës u pranua pasi ishte i qartë dhe i sqaruar. Kjo do marrë kohën e duhur pasi proceset e nxituara nuk japin rezultat. Secili nga deputetët do të japë sugjerime e të konsultohemi e pastaj në një moment të dytë do vendosim.  Sot pati propozime që mund ta hidhnin por nuk dua ti bëj shërbim të keq demokratëve e duhet menduar. Pati edhe modalitete për një kongres bashkimi por kjo ishte zgjidhja finale.  Një proces i përbashkët i certifikuar me garanci që fillojnë nga baza dhe shkojë lart. E kam sqaruar dhe është e qartë, grupi parlamentar është regjistruar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë pa Sali Berishën anëtar. Arsyet i dini mirë janë të qarta. Nuk është idea se çfarë bëhet me fatin e në individi por e demokratëve. Zgjidhja është me votë në një proces të të gjithëve të paanshëm.”

 

Top Channel