36 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus nga 877 testime të kryera gjatë 24 orëve te fundit në vend.

6 raste janë konfirmuar në Sarandë, 4 në Fier, 3 në Tiranë, Berat, 2 në Shkodër, Vlorë, Konispol, Gjirokastër, Gramsh, 1 në Kukës, Durrës, Lushnje, Divjakë, Himarë, Tepelenë, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Elbasan.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 337 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 8 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 63 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,441 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.  Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Statistika (12 Prill 2022)

Raste të reja ditore 36
Të shëruar në 24 orë 63
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 877

Testime totale 1,788,253
Raste pozitive 274,272
Raste të shëruara 270,441
Raste Aktive 337
Humbje jete 3,494

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 203
Vlorë 33
Fier 30
Elbasan 16
Korçë 16
Berat 14
Gjirokastër 12
Shkodër 7
Durrës 3
Kukës 2
Lezhë 1

Top Channel