“Ukraina pjesë e BE”, Rama: S’duhet shumë shkencë për të kuptuar si funksionon BE, kjo s’mund të ndodhë

11/04/2022 19:22

Kryeministri Edi Rama u tregua realist gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Berlin me kancelarin gjerman, Olaf Schloz.

Ai u shpreh se Ukraina nuk do të mund të bëhet pjesë e BE-së kaq shpejt, edhe pse ndodhet në një situatë lufte.

 “Ukraina mund të hyjë më shpejt se sa ne që kemi kaq vite që presim… u vura në pozitë sepse duhet të them të vërtetën. Jam më shumë i shqetësuar se mos Ukraina mendon se do të hyjë më shpejt në be. Të mos e përdorin Ukrainën për të shprehur entuziazmin e tyre revolucionar në instanca të ndryshme, nuk duhet shumë shkencë për të kuptuar se si funksionin BE, kjo nuk mund të ndodhë sipas meje, nëse do të ndodhte nuk mund të bëhemi xhelozë”, tha Rama.

Top Channel