Trafik mizor/ Policia kap 1,000 kafshë të balsamosura, përfshi arinj polarë e rinocerontë në magazinat në Spanjë (fotot)

11/04/2022 15:18

Një masë e pabesueshme prej më shumë se 1,000 kafshësh të balsamosura mes të cilave arinj polarë, rinocerontë dhe elefantë janë kapur në disa magazina në Spanjë.

Autoritetet janë tashmë duke hetuar për rrjetin e trafikut të sëmurë pas zbulimit të rëndë në Valencia, i cili vlerësohet në rreth 27 milionë dollarë, ku përfshiheshin gjithashtu tigra, luanë, leopardë si dhe antilopen oriks që është tashmë specie e zhdukur.

Aktivistët dhe dashamirësit e kafshëve janë reaguar me tmerr ndaj zbulimeve.

Ende nuk dihet nëse kafshët kanë vdekur në mënyrë natyrale apo janë vrarë.

Eduardo Goncalves, i fushatës për ndalimin e gjuetisë në vend, tha: “Njerëzit janë të tmerruar nga kjo masakër e pakuptimtë. Mes tyre ka dhe kafshë në rrezik zhdukjeje.”

Policia tha se do të ngrejë akuza ndaj pronarit të nagazinave por për momentin ai ende nuk është arrestuar.

Drejtoresha e grupit të mborjtjes së kafshëve PETA Elisa Allen tha: “Shitja e pjesëve të kafshëve ekzotike po kthehet në një burim fitimprurës për organizatat kriminale, dhe janë kafshët ato paguajnë për këtë”.

FOTO GALERI
1/5
1,000 kafshë të balsamosura mes të cilave arinj polarë, rinocerontë dhe elefantë janë kapur në disa magazina në Spanjë.

Top Channel