Ndërpritet për herë të dytë seanca pas tensioneve në Kuvend, deputetët e PD nuk lëshojnë foltoren, Peleshi: Gishtin mos ma drejto mua, s’merret fjala me dhunë 18/06 11:58
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, ka komentuar pak minuta më parë vendimin e SHBA-së në lidhje me sanksionet ndaj Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit.
Ai u shpreh teksa doli nga Kuvendi se personat e shpallur “non-grata” nga SHBA nuk duhet të kenë vend në tempullin e demokracisë dhe duke iu referuar Berishës ai tha se e ka bërë të qarët komentin për personat e padëshiruar.
“Ju e dini cili është komenti im për non-grata dhe të tjerë non-grata. Komenti im është që non-gratat nuk duhet të kenë vend këtu”, u shpreh Alibeaj.
Top Channel