Deputeti Sali Berisha reagoi për herë të parë pasi SHBA vendosi sanksione të ashpra ndaj ish-deputetit Aqif Rakipit dhe biznesmenit Ylli Ndroqi.
I buzëqeshur para gazetarëve ai tha “shkoni dhe pyesni Aqif Rakipin” dhe më pas hyri në ambientet e Kuvendit.
Kujtojmë se këtë të hënë, SHBA-të kanë vendosur sanksione të ashpra ekonomike ndaj ish-deputetit socialist Aqif Rakipi dhe biznesmenit Ylli Ndroqi.
Në letrën e bërë publike nga Departamenti amerikan i Thesarit, ata akuzohen për përfshirje në veprimtari kriminale.
Departamenti amerikan i Thesarit, thuhet se krimi i organizuar mbetet një çështje e rëndësishme në Shqipëri.
“Krimi i organizuar mbetet një kërcënim i rëndësishëm në Shqipëri dhe aktorët kriminalë mbeten me ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të përcjellë mbështetjen për kandidatët e preferuar.”
Top Channel