“Serbia mori sistem raketor kinez”/ Si përgjigjet Rama për ndikimin kinez dhe rus në Ballkanin Perëndimor

11/04/2022 19:09

Njëri prej gazetarëve tha se Serbia mori një sistem raketor kinez, duke nënkuptuar ndikimin e Kinës, e cila ka vendosur të mos shprehet kundër sulmit rus në Ukrainë.

“Sa i takon palëve të treta në Ballkanin Perëndimor, do të thosha që nuk janë njësoj dhe nuk dihet të kemi shqetësime nga ndikimi i vendeve të treta në të njëjtën mënyrë. Ndikimi i Rusisë në vendin tonë përbën një problem, sidomos në kushtet e sotme. Angazhimi më intensive të BE-së, përpjekjen nga BE për t’i afruar më pranë të gjitha vendet e BE, Kina është një vend që ka synimin e vet të deklaruar në të gjithë Evropën, ish Evropën lindore, ka një format special të Kinës të quajtur 17+1 me këto vende, një projekt investimesh.  Shqipëria nuk ka një marrëdhënie të posaçme as me njërën as me tjetrën. Nuk ka ndikim rus, ndërsa i Kinës është minimal. Në këndvështrimin tim Turqia është një valvul për të gjithë Evropën. Nuk ka asnjë arsye të shohim tek ato vende asgjë veç miqve që janë të mikpritur në Shqipëri për të bërë investime. Prezenca e tyre është shumë më e ulët se sa stër zmadhohet në artikuj të medias”, tha Rama.

Top Channel