Sanksionet nga Departamenti i Thesarit, pasojat ekonomike për ish-deputetin Rakipi dhe biznesmenin Ndroqi

11/04/2022 17:59

Shtetet e Bashkuara shpallën vendosjen e sanksioneve ndaj disa personave në Ballkanin Perëndimor, mes tyre janë ish deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi, si edhe ish-kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, dhe ish-zyrtarë të lartë dhe figura publike në vende të tjera të Ballkanit.

Po çfarë parashikohet në pasojat e sanksioneve ekonomike të vendosura sot nga Departamenti i Thesarit.

“Si rezultat i vendimit të sotëm, të gjitha pronat dhe interesat në prona të individëve ose subjekteve të përcaktuara që ndodhen në Shtetet e Bashkuara ose në zotërim apo kontroll të personash të SHBA, duhet të bllokohen dhe të raportohen në OFAC. Rregullat e OFAC në përgjithësi ndalojnë të gjitha transaksionet nga qytetarët amerikanë ose qytetarët brenda (ose që kalojnë tranzit) Shteteve të Bashkuara që përfshijnë prona ose interesa në prona të personave të përcaktuar ose përndryshe të bllokuar.

Personat e SHBA mund të përballen me ndëshkime civile ose penale për shkelje të E.O. 14033.” saktësohet në shpalljen e vendimit, ku theksohet se qëllimi përfundimtar i sanksioneve nuk është të ndëshkojnë, por të sjellin ndryshime pozitive në sjellje.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA