Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Politiko’ në Top News me gazetarin Alfred Lela.

Berisha është pyetur në lidhje me vendimin e SHBA-së për sanksionet ndaj Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit por nuk ka preferuar të komentojë duke thënë se ka qenë gjithë ditën në Kuvend, ku ka qenë aktiv në foltore dhe nuk ka parë se çfarë ka ndodhur.

Ai ka shtuar se ky është një lobim i pastër korruptiv i i George Soros dhe Edi Ramës ndërsa komentete e detajuara ai tha se i takojën dy zotërinjvë që janë shpallur ‘non-grata’.

“Unë po vij direkt nga parlamenti dhe kam marrë disa herë fjalën në parlament dhe nuk kam parë shumë se çfarë ka ndodhur, lajmin e mora vesh por duhet të lexoja nja dy gjëra më tepër, edhe nëse do të kisha lexuar komentet duhet ti bëjnë dy zotërinjtë. Lobim i pastër korruptiv i George Soros dhe Edi Ramës.”– tha Berisha.

Top Channel