Sanksionet ndaj Aqif Rakipit, reagon Bardhi: Për herë të parë treguan qartë se krimi i organizuar ka lidhje me politikën shqiptare

11/04/2022 19:06

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me sanksionet ndaj Aqif Rakipit. Ai tha se SHBA-ja e shprehu qarët për herë të parë se krimi i organizuar ka ndikim në politikën shqiptare.

Bardhi tha se këtë fakt e kanë vërtetuar zgjedhjet e 25 prillit në Elbasan dhe shtoi se arkitekti dhe përfituesi i drejtpërdrejtë i kësaj skeme është Edi Rama.

Ai shtoi se kjo evidencë e SHBA-së duhet respektuar dhe duhet të vijojë me patjetër pasi vetëm me mbështetjen e SHBA-së mund të pastrohet politika.

Top Channel