Sanksionet ekonomike nga SHBA për Aqif Rakipin/ Tabaku: U sanksionua vjedhja e zgjedhjeve!

11/04/2022 18:20

Sanksionet ekonomike që Departamenti Amerikan i Thesarit i vendosi sot ish-deputetit Aqif Rakipi, me arsyetimin se ka qenë pjesë e grupeve kriminale që kanë blerë vota për zgjedhjet në vend, janë ndër të tjera sanksione ndaj vjedhjes së zgjedhjeve, sipas deputetes Jorida tabaku.

Në një prononcim për mediet, pas lajmit se Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ekonomike ndaj ish-deputetit Aqif Rakipi dhe pronarit të medieve Ylli Ndroqi, deputetja demokrate tha se “lajmi i mirë është që u sanksionua vjedhja e zgjedhjeve”.

Një pjesë i dedikohet vjedhjes së zgjedhjeve në Tiranë dhe Elbasan që do të thotë se ka pasur masakër zgjedhore”, u shpreh Tabaku.

Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike. Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup Krimi të Organizuar, brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe përmes korrupsionit, thuhet në argumentin e Departamentit Amerikan të Thesarit.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, që i dhanë një mandat të tretë qeverisës Edi Ramës, opozita ka akuzuar vazhdimit për vjedhje të votave, në atë që e quan “masakër zgjedhore”.

Top Channel