E majta në vend është tronditur nga ngjarjet e fundit ku deputetë e ish-deputetë kanë përfunduar pas hekurave ose janë ndëshkuara nga SHBA, pas gjetjes së provave për korrupsion dhe shfrytëzim të detyrës.
Ish-ministri i Mbrojtjes Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako ndodhen sot pas hekurave për inceneratorët, ndërsa Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi këtë të hënë sanksione ekonomike ndaj ish-deputetit Aqif Rakipi.
Në kushte të tilla, opozita mund të shfrytëzonte mundësinë për të fituar mbështetjen e opinionit publik, thotë analisti Roland Lami në “Top Story”. Por, vetë opozita është në krizë të thellë, shton ai.
“Këta individë janë pjesë e një sistemi të kalbur brenda PS-së. Por opozita është sot në fatkeqësi dhe opinioni publik është në krizë”.
SHBA-të kanë vendosur sanksione të ashpra ekonomike ndaj ish-deputetit socialist Aqif Rakipi dhe biznesmenit Ylli Ndroqi. Në letrën e bërë publike nga Departamenti amerikan i Thesarit, ata akuzohen për përfshirje në veprimtari kriminale.
Ndërsa ish-kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski dhe ish-drejtori i Departamentit për Siguri dhe Kundërzbulimit (UBK) Sasho Mijalkov dhe ish-kryeprokurorja e Prokurorisë së Shtetit në Bosnje Hercegovinë, Gordana Tadiç janë në të dyja listat, edhe ‘non grata’ nga Departamenti i Shtetit, edhe të sanksionuar ekonomikisht nga Departamenti i Thesarit.
Gjithashtu u sanksionuan Asim Sarajlic, deputet në parlamentin e Bosnje dhe Hercegovinës dhe Svetozar Marovic,politikan malazez që shërbeu si kreu i fundit i qeverisë së Serbisë dhe Malit të Zi nga viti 2003 deri deri në shpalljen e pavarësisë së Malit të Zi në 2006.
Top Channel