Putini foli për katër orë, por i tha të gjitha… me një hartë/ Ja deklaratat e tij për Evropën, Zelenskin dhe Trumpin
Rubla ruse është dobësuar ndjeshëm pas vendimit të Bankës Qendrore të Rusisë për të hequr disa masa të përkohshme, të cilat kanë pasur qëllim parandalimin e zhvlerësimit të valutës ruse.
Masat kanë nisur të zbatohen pas vendosjes së sanksioneve të komunitetit ndërkombëtar ndaj Moskës, për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës. Banka Qendrore ka thënë më 8 prill se do të heqë masën e komisionit prej 12 për qind për blerjen e valutave të huaja nga 11 prilli.
Banka po ashtu ka thënë se do të pezullojë një ndalesë të përkohshme për shitjen e parave të këmbimit prej 18 prillit. Rubla ka rënë në 82.09 kundrejt dollarit amerikan më 11 prill, për dallim nga 71 rubla sa ka qenë më 8 prill.
Mbështetja kryesore për rublën, pas sanksioneve, ka qenë nga konvertimi i detyrueshëm i 80 për qind të të ardhurave valutore nga kompanitë e fokusuara në eksport, si dhe nga normat e larta të interesit, edhe pse Banka Qendrore ka ulur papritur normën e saj bazë nga 20 për qind në 17 për qind javën e kaluar./rel
Top Channel