Përplasja në ajër e teleferikëve lë një të vdekur e dhjetra të bllokuar (video dramatike)

11/04/2022 20:02

Një aksident dramatik teleferiku në një vendndodhje të njohur pelegrinazhi në Indi, la dje një të vdekur dhe dhjetra të tjerë të varur në ajër para se të shpëtoheshin nga helikopterë.

Rreth 48 njerëz po udhëtonin në ngjitje të kodrës  Trikut në lindje të Indisë, kur tre kabina teleferiku u përplasën me njëra-tjetrën.

Zyrtarët thanë se një grua humbi jetën nga përplasja dhe një tjetër u plagos rëndë, ndërsa rreth 25 njerëz u shpëtuan nga shërbimet e emergjencës.

“Kemi shpëtuar 24 njerëz por ka ende të bllokuar,” tha për rrjetin AFP një zyrtar i emergjencave në vendngjarje.
Ai shtoi se dy turistë ishin hedhur nga teleferikët e tyre dhe kishin mbijetuar me plagë të vogla.

Autoritetet thirrën ndihmën ajrore për të nxjerrë pelegrinët nga kabinat e tyre si dhe për të sjelle ushqim e ujë të tjerëve që prisnin të shpëtoheshin.

Teleferiku i Trikut është 775-metra i gjatë dhe frekuentohet nga palagrinë që vizitojnë tempullin e shenjtorit Hindu Baba Badianath.

FOTO GALERI
1/3
Një aksident dramatik teleferiku në një vendndodhje të njohur pelegrinazhi në Indi, la dje një të vdekur dhe dhjetra të tjerë të varur në ajër

Top Channel