Shehbaz Sharif, vëllai i voglë i tre herë ish-kryeministrit të vendit Nawaz Sharif, është zgjedhur sot në vend të kryeministrit të larguar të Pakistanit, Imran Khan.
Imran Khan u largua nga posti pas një vote mosbesimi prej braktisjes së anëtarëve të koalicionit në lidhje me kritika ndaj politikës së jashtme të SHBA.
70 vjeçari Sharif, është vëllai i vogël i ish-kryeminsitrit Nawaz Sharif, i cili ka shërbyer tre herë në këtë rol.
Ai bëri thirrje sot për marrëdhënie më të mira me SHBA, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit mohonte akuzat e ndërhyrjes në punët e brendshme të Pakistanit, që ishin ngritur me heret nga kryeministri i larguar Khan.
Shehbaz Sharif kishte drejtuar lëvizjen opozitare në parlament për largimin e Khan, teksa ky i fundit kishte akuzuar për një komplot te Uashingtonit për ta rrëzuar.
Partia Tehreek-e-Insaf (PTI), e Khan kishet dorëzuar emrin e ish-ministrit të jashtëm Mahmud Qureshi për të zëvendësuar Khan.
Shumë anëtarë të partisë dhanë dorëheqjen në masë kur Qureshi humbi votën, dhe kjo do të kërkojnë proces zgjedhjesh për mbushjen e posteve të tyre.
Vëllai i kryeminisitrit të ri Shehbaz Sharif, Nawaz është ndaluar të mbajë zyrë publike nga Gjykatra e Lartë e Pakistanit në 2017 pasi është dënuar me 10 vjet burg për korrupsion. Por rrjedhimisht ai kreu vetëm disa muaj burg dhe u largua nga vendi me argumentimin e trajtimit mjekësor.
Pas votës që e rrëzoi nga posti, Khan mbetej sfidues dje duke komentuar: “Përpjekja për liri nis sot kundër një konspiracioni të huaj për të ndryshuar regjimin në vend”.
Më vonë ai postonte fotot e mbështetësve të tij në rrugë që sipas tij “refuzonin qeverinë e importuar të drejtuar nga kriminelë”.
Mijëra njerëz kishin demonstruar duke bllokuar rrugët në disa qytete si Karachi, Lahore e Peshawar, duke brohoritur slogane anti-SHBA dhe kundër partive opozitare.
Asnjë kryeministër nuk ka arritur të përfundojë mandatin e tij të plotë në Pakistan që prej pavarësisë së vendit në 1947. Ndërsa Khan bëhet i pari që shkarkohet me anë të një vote mosbesimi.
Ushtria e Pakistanit ka dominuar shpesh politikën e vendit zotërues të armëve bërthamore, sipas rrjetit DW. Edhe në zgjedhjen e Khan në 2018, stabilimenti ushtarak dha miratimin e tij.
Top Channel