Operacion anti-kontrabandë për faqet online në Tiranë/ Lëshohen urdhër-arreste për 22 administratorë

11/04/2022 11:42

Një operacion anti-kontrabandë është duke u zhvilluar për faqet online, ku deri më tani janë lëshuar 22 urdhër arreste nga Prokuroria e Tiranë.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, operacioni ka zbuluar 22 subjekte që funksiononin si faqe të shitjeve online, të cilat tregtonin në mënyrë të paligjshme produkte kontrabandë (veshje, produkte kozmetike, aksesorë) dhe nuk prisnin kupton tatimor. Disa prej tyre dyshohet se janë të paregjistruar në organin tatimor.

Nga kontrolli i ushtruar janë konstatuar subjekte tregëtare të cilat ushtrojnë aktivitet informal, nëpërmjet rrjeteve sociale Instagram, dhe Facebbok, të cilat “përfituan” nga Covid-19, ku u krijua një treg i favorshëm për shitjet online.

Këto biznese online përfitonin duke mos paguar detyrime fiskale dhe duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme financave të shtetit.

Hetimet kanë zbuluar se këto faqe shisnin produkte me çmim më të lartë se produkti origjinal ose në raste të tjera kanë çmim më të ulët duke lënë dyshime të arsyeshme për mënyrën e futjes së këtyre produkteve në treg apo cilësinë dhe origjinalitetin e tyre.

Në këto subjekte janë gjetur sasi malli e konsiderueshme gati për tu dërguar tek klientët me mallra të ndryshme te pashoqëruara me asnjë dokumentacion doganor apo tatimor dhe dyshohet të jenë mallra të futura kontrabandë në territorin e Republikes se Shqipërisë.

Disa prej tyre, shisnin mallrat ë shtrenjta duke i cilësuar si brande dhe të dyshuara si subjekte që shmangin regjimin doganor.

22 urdhër-arrestet të prokurorit Bledar Valikaj, ndaj 22 administratorëve të këtyre faqeve online, janë mioratuar nga gjykata dhe pritet arrestimi i tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA