‘Nuk ka cep të Lushnjës ku nuk pihet hashash’/ Saimir Korreshi: Fukarallëku ka arritur ku populli han groshë përditë

11/04/2022 18:32

Deputeti demokrat i Lushnjës, Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij në Parlament ditën e sotme komentoi paketën rezistenciale për të cilën u shpreh se sipas tij  nuk është e nevojshme. Ai tha se nuk ka pse të legalizohet kanabisi pasi në çdo cep të vendit përdoret për konsum vetjak.

Korreshi tha se ka dy porosi për ministret e Shëndetësisë dhe Mjekësisë duke i kërkuar të sjellin vëmendjen në institucionet e Lushnjës.

Korreshi: Nuk e kuptoj pse duhet ta legalizoni kanabisin kur nuk ka asnjë cep të Lushnjës ku nuk pihet hashash. Fukarallëku ka arritur ku populli han groshë përditë por nuk i zien përditë që të mos harxhojnë. Nuk di se çfarë pakete rezistence keni bërë. Jemi kthyer te buka e misrit. Për Ministrin e Mjekësisë, ju lutem ço ndonjë klizëm te spitali i Lushnjës se mos kap ndonjë barku derisa të arrijë deri tek farmacia përballë se nuk ka. Ministres së Arsimit, gjej ndonjë zgjidhje në shkollën e Kashbardhës se nga klasa e parë deri ë klasë të pestë bëjnë të gjithë bashkë. Fukarallëku në këtë shtet është ulur këmbëkryq.

Top Channel