Momentet e tmerrit kur qytetarët kinezë thyejnë kordonët për të marrë furnizime mes izolimit brutal të virusit (fotot)

11/04/2022 15:47

Pamje dramatike vinin dje nga Kina ku turma njerëzish filmoheshin duke thyer kordonët e sigurisë teksa kërkonin ushqim, teksa autoritetet kanë vendosur rreth 26 milionë njerëz në nje nga izolimet më të rënda në botë të koronavirusit.

E perditshmja britaike “TheSun” shkruan se grupet e njerëzve shiheshin duke shtyrë barrikadat për të kaluar pas zyrtarëve të zënë nga paniku në qytetet Changzhou e Jiangsu, pranë Shanghait.

Zhvillimi vjen pas rasteve të tjera të rënda ku zyrtarët janë lënë të izoluar branda banesave qytetarët me pretekstin e rasteve të infektimit e kanë vrarë kafshët e tyre shtëpiake.

Video e fundit e postuar në rrjetin Twitter, mbante komentin: “Rebelim ushqimi në Shanghai—qyteti më i madh e më i pasur i Kinës —i vendosur në izolimin covid.”

Të tjera burime thonë për medit britanike se banorët e Shanghai janë urdhëruar të mos dalin nga shtëpitë e tyre prandaj konteksti i pamjeve nuk ka siguri.

Sipas raportimeve njerëzit janë urdhëruar të porosisin ushqimin dhe ujin e tyre që t’u sillet nga agjencitë qeveritare.

Por me shërbimet e mbingarkuara shumë njerëz janë përfshirë nga uria dhe zemërimi publik ka arritur majat.

Në të tjera video që qarkullojnë online shihen blerës të uritur që bastisin një supermarket.

Grabitësit shihen duke rrëmuar mes kutive të supermarketit e duke u larguar me paketa ushqimesh ne duar.

Qyteti i tretë më i madh në botë është vendosur në një izolim brutal 5 prillit, dhe furnizimet me ushqim po reduktohen prej mungesës së përgatitjes nga qeveria.

Në të tjera pamje pamje shqetësuese  qytetarë të zakonshëm duket se qajnë njëzëri nga dritaret e banesave në ndërtesat rezidenciale shumëkatëshe pasi janë ndaluar të dalin nga shtëpitë prej një jave.

Në pamjet e rënda të rrjeteve sociale kineze shihen pallate banimi në Shanghai nga ku dëgjohen dhjetra zëra ulëritëse.

Zemërimi është shumëfishuar për raportimet e ndarjes së fmëijëve nga prindërit me preteksin e sëmundjes, raporton rrjeti BBC .

Autoritetet në Shanghai lejuan më pas që prindërit të bashokhesihin me fëmijët në qendrat e izolimit, por agjencia Reuters thoshte se kjo nuk ndodh në të gjitha rastet.

Në të tjera pamje zyrtarëtë e shëndetësisë shiheshin që vrisnin brutalisht kafshët shtëpiaje të të infektuarve /video/

FOTO GALERI
3/6
Në të tjera video që qarkullojnë online shihen blerës të uritur që bastisin një supermarket.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA