Alona Zahreba ka mbajtur një ditar të jetës në qytetin e rrethuar ukrainas, Mariupol, ku ka treguar se si kanë mbledhur borë kur uji është ndërprerë, dhe si ishte mbrojtur, kur një avion ushtarak, kishte bombarduar zonën ku jetonte.
“Ne mund të filmojmë të gjitha këto gjëra të tmerrshme. Gjak, është i gjithi i babait. Ky është shtrati ynë. Aty poshtë diku është vatra jonë. Prindërit e mi shkuan për të ngrohur pak ujë. Ja ku shkuan. Ne, po ashtu mund të shohim këtë: ka rënë një bombë, apo një predhë mortaje, unë nuk e di dallimin. Është 11 gradë celsius në këtë dhomë. I kemi bërë të gjitha gjërat tona gati, një cantë shpine, një valixhe, cantën time të shpinës, cantën e babit për cdo rast.
Kam vendosur t’iu tregoj të afërmve të mi se si kemi mbledhur borë ( për ujë ) se si kemi ndezur zjarr për gatim. Pastaj pasojat e një sulmi ajror. Sepse, kur i tregon dikujt ai mund ta imagjinojë atë, por duhet ta shohësh për ta kuptuar plotësisht.
Një predhë ra pranë shtëpisë së Alonës, unë dhe mamaja ishim të mbuluara me batanije, ajo na mbrojti. Kur një helikopter apo aeroplan ushtarak fluturoi mbi shtëpinë tonë, babai shkoi për të ndezur stufën, ndërsa unë dhe nëna u mbuluam me një batanije të trashë. Nëna më tha: Nëse fluturojnë copa xhami, batanija do të na mbrojë.
Më pas ndodhi një shpërthim, u mbuluam nga copat e xhamit. Babai erdhi me vrap dhe na tha të zbresim shpejt në bodrum. Fytyra e tij ishte e mbuluar me gjak.
Por, falë Zotit ai ishte ngritur nga shtrati para se aty të binte një tra hekuri nga korniza e dritares.”
Ajo ka treguar për Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë, se si ishte jeta në Mariupol dhe se si ka ikur ajo bashkë me familjen e saj.
Alona, a e dini ju se ku ndodhen shokët dhe shoqet e klasës suaj, cfarë ka ndodhur me ta?
Gjysma e shoqërisë sime ka ikur, unë nuk kam dëgjuar për të tjerët. Prandaj, ata të gjithë janë ende në Mariupol.
Na tregoni se si keni ikur ju
Më 16 mars, dicka po ndodhte në oborr. Njerëzit po bëheshin gati të iknin. Ata po thonin se automjetet po sulmoheshin në rrugë. Në nuk dinim cfarë të bënim. Ne u lutëm dhe vendosëm të iknim. Dhe u larguam. Fillimisht kishte pika kontrolli ruse, më pas të tjera, të separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe më vonë teksa mbërritëm pranë Zaporizhjës, ukrainase.
Si është në pikat ruse të kontrollit?
Ata na kontrolluan valixhet me mirësjellje. I detyruan burrat të zhvisheshin. Kontrollinin nëse dikush kishte tatuazhe nacionaliste. Në një pikë kontrolli ata kontrolluan duart e grave, me gjasë për të parë nëse kishin shenja nga përdorimi i armëve të zjarrit. Pastaj ishin disa djem të rinj rusë me sy aziatikë ata të cilët na kërkuan ushqim.Ne iu dhamë ushqim. Në një pikë kontrolli ata kontrolluan fotografitë në telefonin e babit tim.
A e dini cfarë ka ndodhur në shkollën tuaj?
Ajo është djegur..
Top Channel