Rakip Belishaku, 28 vjeçari nga Kuci i Beratit, sapo përfundoi studimet në degën e inxhinierisë së naftës, nisi të punojë si inxhinier në vende të ndryshme të botës, Angli, Skoci dhe Izrael. Për disa vjet ai kërkoi puse nafte në det të hapur. Por dashuria për tokën e ktheu atë përsëri në fshat.

Rakip Belishaku: “Ajo që më mungoi më shumë në ato vite ishte toka, gjelbërimi dhe njerëzit”

Rakipi u kthye në shtëpi me ide të qarta, do të hiqte dorë inxhinieria për tu marë me bujqësi. Si fillim ai shkuli rrënjët e domatëve që kishin mbjellë prindërit e tij dhe mbolli farat e sfungjerit natyral.

Rakip Belishaku: “Unë jam diplomuar si inxhinier nafte dhe për 7 vjet kam punuar për kompani të ndryshme ndërkombëtarisht. Dhe në 2019 këtë bimë e hasa për herë të parë e aeroportin e Vietnamit. Nuk e dija se cfarë ishte nga kurieziteti e mora një të tillë dhe e solla në Shqipëri. “

Ky vendimi i 28 vjeçarit nuk u mirëpriti nga familja dhe miqtë e tij, sepse sipas tyre në bujqësi derdh shumë djersë, dhe në fund të muajit të jep pak para.

Rakip Belishaku: “Familja ime është marrë historikisht me bujqësi dhe ishte idea e tyre për të më gjetur një profesion që të largohesha nga fshati. Por njeriu bën atë që ndjehet më mirë dhe ka pasionet e tij. Ndoshta është më mir ëtë ndjekësh pasionet se sa një punë të sigurt.”

Si inxhinier nafte, Rakipi arriti të fitonte afërsisht 5 mijë euro në muaj, por ai është i bindur që në të ardhmen bima e sfungjerit do t’i sjellë atij edhe më shumë të ardhura.

Rakip Belishaku: “Profesioni i inxhinierit të naftës është shumë i paguar jashtë. Puna ime e fundit arriti në nivelin e 200 eurove dita. Besoj se sëshpjeti do arrijmë të krijojmë me lufën një standard të tillë. “

Sfungjeri natyral që kultivohet në Kuc të Beratit, brënda 2 vitesh arriti që të njihet edhe në Europë, eksportet e para kanë nisur me shtetin Gjerman.

Rakip Belishaku: “Ne provuam 4 varieteti të ndryshme të lufës deri sa arritëm të gjenim atë që i përshatet tokës këtu në Shqipëri. Doja të krijonim një brand made in albania dhe ta eksportonim.”

Për Rakipin është më mirë të nxjerrësh nga toka sfungjer natyral, se sa arin e zi nga thellësia e detit.

Rakip Belishaku: “Mendoj se kjo është e ardhmja ime dhe do ta zhvilloj. “

Top Channel