“Korrupsioni problemi kryesor”, zyrtari i Departamentit të Thesarit: Pasojat ekonomike janë për individët, por mbledhim prova për …

11/04/2022 17:35

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Thesarit tha për ‘Top Channel’ se pasojat si rezultat i sanksioneve ekonomike të vendosura sot janë për individët, gjithsesi shtoi më tej ai, po mbledhim prova dhe për çdo njeri tjetër sepse mesazhi është i qartë: Nuk duam individë të tillë të kenë këto pozita në shoqërinë shqiptare.

“Masat janë sinjale sesa seriozisht marrim korrupsionin, pasi korrupsioni është problemi kryesor i Ballkanit”- iu përgjigj interesit të Top Channel zyrtari i lartë i Departamentit të Thesarit.

Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja përcaktoi shtatë individë të Ballkanit Perëndimor, bazuar në Urdhrin Ekzekutiv (E.O.) 14033.

“Personat e përcaktuar sot përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal, besimin në institucione dhe aspiratat e atyre që kërkojnë qeverisje demokratike dhe të shëndoshë në Ballkanin Perëndimor”, tha Nën-Sekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson. “Lufta kundër korrupsionit në mbarë botën është përparësi kryesore e administratës Biden-Harris dhe Thesari nuk do të ngurrojë të përdorë të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të mbajtur përgjegjës aktorë të korruptuar dhe destabilizues”. – shkruhej në njoftim.

Si pjesë e këtij vendimi, Departamenti i Shtetit përcakton publikisht individë nga Maqedonia e Veriut dhe Bosnie-Hercegovina sipas Seksionit 7031(c) të Aktit të Buxhetit të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Ngjashme, 2022, duke vendosur atë që rëndom njihet si ndalim i vizave. Departamenti i Shtetit përcakton gjithashtu edhe pjestarët e familjes së tyre të ngushtë sipas 7031(c). Ky vendim i bën ata dhe pjestarët e familjes së tyre të ngushtë të pakualifikuar për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA