Fermerët e Korçës këtë vit presin të marrin më pak prodhime nga tokat e tyre.

Rritja e çmimeve të imputeve bujqësore i ka kufizuar në trajtimin e kulturave bujqësore. Të ndikuar nga çmimet dhe kostot e prodhimimit ata po detyrohen të hedhin më pak plehra kimike edhe pse sipas tyre do të prodhojnë më pak dhe ndoshta jo me të njëjtën cilësi.

Sipas fermerëve nëse një kv nitrat një vit më parë kushtonte  4 mijë lek tani ky ccmim shkon në 10 mijë lekë të rinj. Edhe ureja dhe Dapi kanë pësuar po ashtu rritje ndaj fermerët edhe përballë një tregu të pasigurt preferojnë të ulin shpenzimet e tyre.

Mostrajtimi si duhet i kulturave bujqësore ndikon në disa aspekte të prodhimit pasi nga njera anë shkakton ulje të rendimentit e nga ana tjetër ul edhe cilësinë e prodhimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA