Një shkollë e re, e ndërtuar me fonde amerikanë u inaugurua këtë të hënë në Vlorë.
Shkolla “Selam Musai” në Babicë është gati të presë nxënësit, ndërkohë që sot ambientet e reja i vizitoi ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.
Qindra fëmijë tashmë do të mësojnë në një shkollë me kushtet nga më të mirat në vend, tha Leli në një postim në rrjetin social “Facebook”.
“Falë investimit të shtetit amerikan, nga sot, qindra fëmijë të shkollës ‘Selam Musai’ në Babicë, do të mësojnë në një shkollë me kushte nga më të mirat në vend. Bashkëpunimet dhe vëmendja e tyre e vazhdueshme, janë siguria e shpresës së këtyre fëmijëve të mrekullueshëm që janë rritur me ëndrrën amerikane.
Përkushtimi i ambasadores, për të parë në sy dritën e çdo fëmije drejt së ardhmes, ishte kurorëzimi i kësaj ceremonie që gëzoi të gjithë komunitetin”, shkruan kryebashkiaku.
Top Channel