I theu telefonin tifozit, Cristiano Ronaldo reagon zyrtarisht për incidentin

11/04/2022 00:16

Humbja ndaj Evertonit i dogji jo pak Cristiano Ronaldos, që duke dalë nga fusha e “Goodison Park”, humbi toruan nga vërshëllimat e tifozëve dhe njërit prej tyre i theu edhe telefonin.

Megjithatë videoja u bë shpejt virale dhe ylli portugez u detyrua të bëjë një reagim publik, ku kërkoi ndjesë dhe ftoi tifozin të cilit i theu telefonin, që të shkojë të ndjekë një ndeshje në “Old Trafford”.

Është e vështirë të kontrollosh emocionet në momente të vështira si ky që po kalojmë ne. Megjithatë duhet të jemi gjithmonë të respektuar e të duruar me tifozët, në mënyrë që të japim një shembull pozitiv te të rinjtë që e duan futbollin. Dua të kërkoj falje për reaginin tim dhe të ftoj atë fans që të vijë të ndjekë një ndeshje në ‘Old Trafford’, si shenjë e sportivitetit”, tha portugezi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA