I shumëkërkuari Talo Çela/ Gjykata e Posaçme kërkon njoftimin për nisjen e gjykimit, çfarë thotë policia

11/04/2022 13:13
Talo Cela

Edhe pse Gjykata e Posaçme prej më shumë se 1 muaji i kërkon Policisë së Elbasanit të ngjisë njoftimin e nisjes së gjykimit në mungesë në banesën e të shumëkërkuarit Talo Çela, ky veprim nuk është kryer.

Në dy shkresa, njëra pas tjetrës Policia e Elbasanit njofton që ende nuk e ka ngjitur fletën e njoftimit, si veprimi i fundit njoftues që do zhbllokonte procesin dhe do niste gjykimin në mungesë të Talo Çelës për dosjen e grabitjes së Rinasit.

Pas shkresës së parë që njoftonte moszbatimin e urdhrit të Gjykatës, Policia e Elbasanit nuk ka dërguar asnjë shkresë tjetër dhe as ka bërë të ditur pse nuk është afishuar njoftimin në portën e banesës.

Nga fundi i dhjetorit, deri në më tani për mosnjoftimin dhe kryerjen e veprimeve procedurë kanë dështuar 7 seanca gjyqësore.

Top Channel