I vlerësuar si një ndër politikanët më të korruptuar të Ballkanit, ish-kryeministri Maqedonisë së Veriut Nikola Gruevski shpallet person Non Grata.

Ai është në të dyja listat e shpallura nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por edhe në listën e Departamentit të Thesarit.

I ndodhur në arrati që prej vitit 2018 duke iu shmangur përpalljes me drejtësinë, Departamenti Amerikan i Shtetit  deklaron se “Në kapacitetet e tija si kryeministër, Gruevski ishte i përfshirë në akte korruptive ku përfshihet influenca e tij politike dhe zyrtare për përfitime personale”.

Thesari amerikan për këtë veprim të ashpër e argumenton duke treguar se ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut është dënuar dhe mbetet i dyshuar në disa çështje korrupsioni, dhe është akuzuar për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe vepra të tjera penale të lidhura me kohën e tij si kryeministër i Maqedonisë së Veriut nga viti 2006 deri në vitin 2016.

Sanksionet amerikane vendosin nën shënjestër kompaninë e tij në Hungari me emrin  I.C.I.C. KFT, e cila është e regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në Pecel, Hungari.

Titullin NonGrata prej sot do ta mbajë edhe  edhe Sasho Mijalkov  ish-shefi i kundërzbulimit në Maqedoninë e Veriut. Edhe atij i shënjestrohen pasuritë nga Departamenti i Thesarit.

Mijalkov akuzohet se ka qenë i përfshirë në një skemë të manipulimit të votave dhe një operacion të gjerë përgjimi të paligjshëm që shënjestroi 20,000 njerëz, përfshirë politikanë të opozitës, gjyqtarë dhe gazetarë, që siguroi përfitime politike dhe ekonomike dhe që nxiti një krizë politike dyvjeçare në vend duke zbuluar ndërhyrjen e pretenduar të qeverisë në gjyqësor, kontrollin mbi disa media dhe ndërhyrjen në zgjedhje.

Nuk janë vetëm politikanët që SHBA i vendos nën sanksione për minimin e demokracisë por edhe njerëzit e drejtësisë siç është rasti  i  ish kryeprokurores  së  Bosnjë Hercegovinës  Gordana Tadiç i shpallur NonGrata.

Gordana Tadiç thotë DASH, përdori pozicionin e saj si Kryeprokurore për të nxitur interesat e saj personale dhe familjare. Për më tepër, ajo dyshohet se ka mbledhur tarifat e strehimit shtetëror përmes një kontrate fiktive. Pas përcaktimeve të Thesarit në 5 janar 2022 për Milorad Dodik dhe një ent biznesi nën kontrollin e tij, OFA, sanksionet përfshinë  edhe një tjetër  zyrtarë  të korruptuar në Bosnje-Hercegovinë.

Asim Sarajlic  deputet në parlamentin e Bosnje dhe Hercegovinës (BiH) wshtw njw tjetër emwr nga ky shtet qw përballet me sanksione ekonomike.  Deri vonë ishte një zyrtar i lartë i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) në Bosnjë-Hercegovinë. Sarajlic është subjekti famëkeq i “aferës Asim”, një skandal politik korrupsioni në të cilin Sarajlic u kap duke premtuar se do t’i siguronte një vend pune gruas së një delegati të partisë në këmbim të një vote.

Nga Mali i  Zi, u sanksionua Svetozar Marovic President i shtetit të përbashkët të Serbisë dhe Malit të Zi nga viti 2003 deri në 2006. Marovic u arrestua nga autoritetet malazeze në 2015 në bazë të dyshimeve për përfshirje në raste korrupsioni në shkallë të gjerë lidhur me. Ai u dënua me disa vite burg dhe u urdhërua t’i kthente shtetit mbi 1 milionë dollarë, por u arratis në Serbi përpara se të vuante dënimin.

 

Top Channel