Kush do të jetë presidenti i ri Republikës? Kjo është pyetja që shumë persona të politikës, por jo vetëm, po ‘bluajnë’ në mendje së fundmi. Për të diskutuar në lidhje me këtë çështje, i ftuar në ‘Top Talk’ ditën e sotme ishte gazetari Dritan Hila.
Ai u shpreh se nuk mund të japë një emër konkret por mund të tregojë disa cilësi që personi që do të zgjidhet president duhet ti ketë. Hila tha se së pari president i ardhshëm duhet të ketë punuar në Bashki pasi Rama nga Bashkia i zgjedh të gjithë.
Sipas Hilës, personi që do të zgjidhet si president duhet të ketë profilin e Lindita Nikollës që nuk prish gjakra. Ai shtoi se personi në fjalë nuk duhet ti japë bezdi apo kundërshti Ramës dhe duhet të jetë besnik ndaj tij.
Hila: Rama nuk u kompleksua të marrë mandatin e tretë, mendon se do të kompleksohet që do të marrë Presidentin. Presidentit shumë shpejt ka për t’ju harruar emrin, me kompetencat që ka. Po nuk pati fuqi politike, është e pamundur që të lejë gjurmë Rama nuk e ka problem që të zgjedhë këdo, nuk besoj se kompleksohet për të caktuar dikë nga radhët e veta.
Dyrnjaja: Të kujt profile duhet ta kemi presidentin e Republikës, çfarë profili na duhet?
Hila: Po të jetë për çfarë na duhet, unë do të kisha ndërruar komplet qeverinë. Na duhen ca ekonomista. Çfarë na duhet ne e dimë shumë mirë, problemi është çfarë i duhet Ramës. Rama ka hallin e vetë, nuk ka hallin tonë. Do jetë një njeri besnik Ramës, do jetë nga qerthulli i tij, mundësisht një ish-pjesëtar i bashkisë, se Rama nga bashkia i zgjedh të gjitha. Do një njeri me profilin e Lindita Nikollës që nuk prish gjakra dhe nuk pezullon ujëra. Do marrë një njeri që ose vjen nga qarku i Bashkisë ose duhet të jetë i denjë për të patur karakteristikën që të jetë pjesëtar e të ketë punuar me zotin Rama në Bashki.
Karakteristika e dytë duhet ti jetë që të mos ti prishë punë Ramës dhe mos ti harxhojë energji në konflikte institucionale sepse është në mandatin e tertë dhe e ka bezdi. Duhet të jetë një njeri i urtë dhe i qetë dhe të jetë besnik ndaj Ramës.
Dyrnjaja: Një president pa kompetenca nuk ka si ti prishë punë..
Hila: Ai ka bezdi edhe kundërshtitë. Edhe kundërshtitë që i ka bërë Meta nuk i prishin punë por i ka harxhuar energji nga ana politike dhe Rama nu do një njeri që mund ti shkaktojë bezdi apo dualitet në përceptimin e pushtetit. Ai do që të jetë i pari i këtij vendi dhe të vemdosë vetë.
Dyrjnjaja: Kam disa emra që do ishin të dinjitetshëm…
Hila: Nuk dua të hyj nëpër emra se është gjë që nuk më vjen mirë. Duhet të heqim dorë nga idea që intelektualët, profesorët shkrimtarët mund të jenë pjesë e politikës, duhet të vijë nga politika. Nëse do të drejtosh një vend një një profesion që nuk ka shkollë siç është politika, duhet të ketë bërë shkollën e jetës.
Dyrnjaja: Ke një gjuhë të prerë dhe përcaktuese për presidentin e ardhshëm duke përjashtuar faktin që mund të negociojë me opozitën, e keni përjashtuar këtë mundësi?
Hila:Nuk i jap të drejtë të ulet me opozitën, kjo nuk është arrogancë. Është Sali Berisha që e ka sjellë këtë arrogancë sa herë ka zgjedhur një president bile e ka detyruar maxhorancën të propozojë ky emrin e presidentit.
Me logjikën e demokracisë Rama thotë që populli më ka besuar mua dhe unë do vendos zotërinë që dua në president. Ska ndërmend ti lërë zgjedhjen e presidentit një partie që nuk është aftë të zgjidhë punët e veta jo më të zgjidhë një president apo institucionet e shtetit.
Dyrnjaja: Rama kontrollon të gjitha pushtetet, po të kontrollojë dhe presidentin do të jetë e vështirë..
Hila: Nuk kontrollon avokatin e popullit, kontrollin e shtetit, bankën qendrore, nuk e kontrollon krejt sistemin e drejtësisë. Rama ka frike se mos i rrëshket pushteti në shumë drejtime. Ka peshq të vegjël që duke parë se poi rrëshket pushteti, bëjnë golat e tyre.
Top Channel