Blinda të reja ruse “Terminator” vërshojnë drejt kufirit me Ukrainën (fotot)

11/04/2022 18:14

Mjete të reja ruse të luftës urbane të quajtura sipas mediave ‘Terminator’, avanconin sot drejt kufirit të Ukrainës në rajonin Bryansk.

Në një video të postuar së fundmi në rrjetet sociale shiheshin disa mjete Terminator, mbështetëse të skuadrave të tankeve, në trenat ushtarakë drejt kufirit të Ukrainës në Bryansk, shkruante rrjeti Defence Blog.

Mjetet supozohen të japin mbështetje me zjarr kundër trupave armike që përdorin sisteme personale anti-tank.

Ato janë të pajisura me raketat anti-tank Ataka, që mund të arrijë objektivë deri në 6 kilometra, kanë dy mitralozë 30mm që mund të përdoren kundër forcave armike të këmbësorisë ose helikopterëve, kanë dy granata lëshues dhe një mitraloz Kalashnikov.

Ekuipazhi i tyre prej tre vetësh është i mbrojtur nga një sistem izolimi.

Sipas agjencisë TASS, Terminator është një blindë për përdorim të shumëfishtë me sisteme të avancuara të kontrolit të zjarrit dhe me manovrueshmëri të lartë.

Mjete të tilla nuk ishin parë deri tani në sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

FOTO GALERI
1/3
Mjete Terminator, mbështetëse të skuadrave të tankeve, në trenat ushtarakë drejt kufirit të Ukrainës në Bryansk

Top Channel