Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ka thirrur nesër në mbledhje grupin parlamentar të PD-së.

Mësohet se mbledhja e grupit është parashikuar të mbahet nesër në 13:00, ku ashtu siç u tha në mbledhjen e fundit, ish lideri i PD-së Sali Berisha, nuk do të mund të marrë pjesë pasi Alibeaj, si kryetar i grupit e ka njohur Berishën me masën e përjashtimit.

Njoftimi i PD-së:

Përshëndetje!

Nesër në orën 13:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi në seli.

Ju faleminderit!

Në mbledhjen e kaluar Alibeaj iu shpreh Berishës se është ‘non-grata’ dhe i prish marrëdhëniet me SHBA-në prandaj nuk duhet të jetë pjesë e mbledhjeve e as e grupit. Por, masa  e përjashtimit nuk është arsyeja e vetme që sipas Enkelejd Alibeaj, Sali Berisha nuk duhet te jetë më në PD. Sy për sy, ai i sqaroi arsyet se pse vendimin  i amerikanëve që e shpalli non-grata dëmton rrugëtimin e partisë.

Top Channel