23/12 08:08
Prodhuesi gjerman i pajisjeve të mbrojtjes Rheinmetall po përgatitet të furnizojë Ukrainën me 50 tanke luftarake Leopard 1, të cilat janë përdorura.
BBC shkruan se tanket e para mund të dorëzohen brenda gjashtë javësh.
Leopard 1, i cili hyri në shërbim për herë të parë në 1965, është paraardhësi i Leopard 2 më modern që aktualisht po vihet në terren nga forcat e armatosura të Gjermanisë.
Tanket i janë kthyer kompanisë nga vendet që i patën marrë.
Top Channel