Zgjedhja e kryetarëve të degëve në PD/ Nis procesi i votimit në Fier, Selenicë dhe Fushë-Krujë

10/04/2022 09:39

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarëve të degëve në PD po zhvillohet këtë të diel në Fier, Selenicë dhe Fushë-Krujë.

Sipas Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike, procesi i votimit ka nisur në orën 9:00 dhe do të mbyllet në orën 17.00.

Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17: 00, deri kur edhe anëtari I fundit I PD së degës përkatëse të ketë votuar.

Në Fushë-Krujë qytetarët mund të votojnë në selinë e PD Dega Fushë-Krujë. Në Selenicë në lokalin “Devoll Kuci” Peshkëpi, ndërsa në Fier në godinën e Universitetit UFO.

Kandidatët e për kryetar dege janë:

PD Dega Fier

Gentian Theodhori Varfi

Rrapi Rako Gjika

Vladimir Sabri Kajolli

PD Dega Fushë Krujë

Agron Sure Loka

Aqif Shaban Mesi

PD Dega Selenicë

Gazmir Memo Beqaj

Leonard Josif Rakipaj

Sipas informacioneve, në listat e Fierit janë mbi 5800 anëtarë që janë thirrur të votojnë. Votimet po kryhen në baze të parimit një anëtar një votë.

Procesi i votimit po administrohet nga dy komisione në katër dhoma të fshehta.  Deri më tani fluksi i votuesve është i lartë, edhe pse shiu ka pushtuar të gjithë vendin.

Top Channel