Stresi i kërkon falje për herë të parë publikisht Einxhel Shkirës: Është vajzë shumë e mirë

10/04/2022 15:18

Ditën e sotme në ‘E Diell’ ishin të ftuar moderatorja Lei Kraja dhe reperi Stresi. Gjatë një sfide në lojën me vezë Lei Krajës i kërkohet që t’i dërgojë një mesazh zanor Robert Berishës ku i duhet ti thotë të ‘Të të vijë turp nga vetja’.

Pa nguruar për të fituar pikët, bukuroshja i dërgon mesazhin duke i thënë: Robert si s’të vjen turp, a ke cipë, turp të të vijë.

Nga ana tjetër moderatorja Nevina Shtylla i kërkon Stresit që të kërkojë një falje publike për Einxhel Shkirën për çdo gjë që ka thënë për të.

Stresi: Në radhë të parë natyra ime nuk është të merrem me femra, por normalisht situata ishte ndryshe dhe i kërkoj femre sidomos Einxhel. Është vajzë shumë e mirë pavarësisht se jemi keqkuptuar në disa situata, i kërkoj falje publikisht, nuk kam asnjë gjë është një vajzë shumë e mirë dhe ishte një banore e fortë në ‘Big Brother’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA