Zgjedhjet e Rithemelimit/ Rrapi Gjika shpallet kryetar i degës së PD-së në Fier

10/04/2022 19:16

Rrapi Gjika është shpallur ka fituar zgjedhjet në PD që u mbajtën këtë të diel në Fier për të caktuar kryetarin e degës.

Gjika u shpall fitues me 452 vota, ndërsa kandidati tjetër, Vladimir Kajolli, mori 344 vota. Tetë vota u vlerësuan të pavlefshme.

804 anëtarë të Partisë Demokratike në Fier morën pjesë në procesin zgjedhor, që nisi në orën 09:00 dhe u mbyll në orën 18:00.

Kryetari i ri i degës u zgjodh në bazë të parimit një anëtar, një votë, e para herë qe aplikohet një proces i tillë për zgjedhjen e kreut të kësaj force politike.  Procesi i votimit u  administrua nga dy komisione dhe në dispozicion të zgjedhësve u vendosën  4 dhoma të fshehta dhe një kuti votimi.

Top Channel