Kampioni i botës Briken Çalja ka mposhtur Erkand Qerimaj në peshën deri 81 kg.

Në peshën deri 81 kg, ku konkurruan këta dy kampionë të shquar ‘kokë më kokë’ në stilin e shkëputjes fitoi Qerimaj, i cili ngriti 154 kg, kundrejt 150 kg të ngritura nga Çalja.

Në stilin e shtytjes ndryshuan pozicionet. Briken Çalja ngriti 190 kg në provën e dytë të garës, ndërsa Erkand Qerimaj fillimisht ngriti 180 kg, duke e mbyllur konkurrimin me provën e dytë me 184 kg.

Në përfundim, fitues dhe kampion i Shqipërisë në peshën deri 81 kg, u shpall Briken Çalja, i cili në dy garësh ngriti peshën 340 kg, kurse Erkand Qerimaj u rendit në vendin e dytë me 338 kg. Në këto gara të kampionatit kombëtar të peshëngritjes për të rritur konkurruan 120 sportistë, ku natyrisht u shpallën edhe kampionët sipas peshave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA