Jeta e re e Messit në Paris, “heq dorë” nga golat dhe shërben për shokët

10/04/2022 21:26

Ka realizuar vetëm tre gola në 20 ndeshje të zhvilluara me Paris Saint-Germain në Ligue 1, por Lionel Messi është shumë vendimtar, edhe pse në “shërbim” të Kylian Mbappes apo Neymar.

Tashmë PSG-ja është shumë pranë titullit, pasi diferenca me Rennes të vendit të dytë dhe Marseille të vendit të tretë është shumë e madhe, plot 15 pikë. Për Messin, pas periudhës së trofeve me Barcelonën, ky i parizienëve do të jetë një trofe që nuk fitohet falë golave të argjentinasit, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për asistet.

Sa i përket golave, Messi nuk mban as vendin e dytë, pasi i pari është Mbappe me 20 gola, i dyti është Neymar me 10 gola, teksa më pas vinë Danilo me 5 gola dhe Icardi me 4 gola.  Ndërsa kur flitet për asiste nuk është e njëjta gjë, edhe pse as këtu “pleshti” nuk është i pari, pasi edhe në këtë rast kryeson Mbappe.

Me ndeshjen kundër Clermont, e cila u mbyll me rezultatin 1-6, Mbappe shkoi në kuotën e 14 asisteve, një më shumë se Messi.

Teksa kur bëhet fjalë për kompeticionet europiane, vetëm Mbappe dhe Muller, me këtë fundit me 16, kaluan Messin në asiste.

Për argjentinasin 2022-2023 do të jetë një sezon shumë i rëndësishëm, pasi do tentojë të bëjë PSG-në të fitojë Championsin dhe në të njëjtën kohë do kërkoj Kupën e Botës Katar 2022 me përfaqësuesen e tij. megjithatë në Paris shumë gjëra do të varen nga Mbappe, i cili ende nuk ka vendosur nëse dëshiron të jetë apo jo pjesë e ekipit të Pochettinos.

Për Messin vazhdimisht po raportohet se mund të ketë një rikthim te Barcelona, por kjo gjë duket deri diku e pamundur, pasi nga vetë klubi katalanas nuk është pranuar deri më tani diçka e tillë.

Ndërsa në fund ndodhia më e mirë për Messin do ishte ta gjente veten mes kandidatëve për Topin e Artë, të cilin këtë herë me shumë mundësi nuk do të jetë në gjendje ta fitojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA