Gruaja kërkon duke qarë mes rrënojave të afërmit e saj/ Realiteti tronditës në Ukrainë përmes fotove

10/04/2022 14:48

Ukrainasit po përjetojnë një realitet që nuk e kishin imagjinuar kurrë, ndërsa lufta vijon në javën e gjashtë.

Një grua shihet duke qarë ndërsa kërkon për të dashurit e saj në rrënojat e një blloku banimi të shkatërruar në Borodianka më 9 prill.

Pamje të tilla tronditëse si kjo kanë qenë të shumta që nga shpërthimi i luftës në shkurt, ndërsa bombardimet e pamëshirshme në rajonet e banuara kanë vrarë qindra ukrainas.

Rusia vijon të mohojë se ka shënjestruar zonat ku jetojnë civilë. Në fotot e tjera janë ndërtesat e shkatërruar nga bombardimet në Kharkiv.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA