Edhe pse një ditë me shi, në Tiranë sot u organizua gjysmë maratona Ballkanike, ku Shqipëria është organizatore për të dytën herë.
Në gjysmë-maratonë morën pjesë 44 Garues nga 22 shtete të ndryshme anëtare të autorizuara nga Federata Ballkanike e Atletikës: si Shqipëri, Armeni, Austri, Azerbaijan, Bosnje Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Gjeorgji, Greqi, Izrael, Kosovë, Maltë, Moldavi, Mal i Zi, North Maqedoni, Rumani, Serbi, San Marino, Slloveni, Turqi, Ukrainë.
Gara u zhvillua në Parkun Kombëtar të Liqenit të Tiranës, ku garuesit profesionistë nuk i ndalën as reshjet e shiut. Në kategorinë e femrave fituese u shpall Luiza Gega nga Shqipëria, ndërsa në kategorinë e meshkujve fitues u shpall Dario Ivanovsi nga Maqedonia.
Gjysmë-maratona Ballkanike është një aktivitet i përvitshëm që organizohet në vende të ndryshme të botës.
Top Channel