Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, gjatë një deklarate ditën e sotme ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ai po e destabilizon Kosovën.

Dodik tha se ku Kurti të ndalojë së destabilizuari Kosovën i gjithë Ballkani do të jetë i qetë. I pyetur nga për komentet e Kurtit se “Republika Sërpska është një kërcënim për Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar se këto janë të pritshme nga një “kryeministër i rrejshëm i një shteti të rrejshëm”.

“I njohur si një person që nuk respekton marrëveshjet dhe që destabilizon krahinën jugore serbe herë pas here, ai tashmë i ka dhënë vetes të drejtën të japë mësime për rajon. Më mençur do të ishte të thoshte se Republika Sërpska duhet të ketë statusin e njëjtë si Kosova, pasi tashmë ka komentuar për Republika Sërpskan”, ka thënë Dodik.

Top Channel